Zyra ka eksperiencë të konsiderueshme në proceset intensive të privatizimit të sektorëve strategjikë, që identifikohen dhe ndërmerren nga Qeveria Shqiptare.
Në 1999, firma këshilloi një konsorcium të huaj gjatë privatizimit të shoqërisë shtetërore Albanian Mobile Communications (AMC – e para dhe, në atë kohë, e vetmja ofruese e shërbimit të telefonisë celulare në Shqipëri). Ky këshillim përfshinte shërbimet e nevojshme të verifikimit të dokumenteve dhe, pasi konsorciumi u shpall fitues, pjesëmarrjen në procesin e negocimit dhe të nënshkrimit të transaksionit me autoritetet shtetërore shqiptare.
Që nga 2002, zyra ka këshilluar dhe negociuar në emër të një shoqërie të huaj për një investim prej 60 milionë Euro për ndërtimin dhe operimin e një terminali bregdetar në Shqipëri për naftë, gaz dhe nënproduktet e tyre. Terminali bregdetar është tashmë tërësisht funksional dhe zyra vijon të mbulojë çështjet juridike të saj.
Firma ka këshilluar dhe vijon të këshillojë po ashtu në transaksione që kanë të bëjnë me ligjin shqiptar të konçesioneve, me një fokus të veçantë tek sektori i energjisë. Eksperienca e zyrës përfshin shërbime këshillimi në një sërë konçesionesh në fushën e energjisë së rinovueshme.
Partnerët dhe punonjësit e zyrës kanë eksperiencë të konsiderueshme përmes punës në lidhje të ngushtë me administratën shqiptare, veçanërisht me ministritë dhe agjencitë që lidhen me privatizimet dhe konçesionet, prokurimet publike, dhe së fundmi me PPP-të.
Shërbimet e zyrës në këtë fushë përfshijnë:
- verifikimin e dokumenteve (due diligence)
- negociatat kontraktore dhe tregtare
- çështjet rregullatore