(+ 355) 42 250 736 office@lolocilaw.com

Mirësevini në

Loloçi & Associates

Projekte

Nuk ka projekt shumë të vogel apo shumë të madh!

Rreth Zyrës

Loloçi & Associates është një zyrë ligjore lider në Shqipëri. Është themeluar në qershor të vitit 1996 dhe që atëherë, është rritur në mënyrë të konsiderueshme, duke u bërë kështu një nga zyrat juridike më të suksesshme në Shqipëri. Zyra trajton një gamë të gjerë çështjesh tregtare, financiare dhe të shoqërive tregtare, duke përfshirë pronësinë intelektuale, privatizimet, pasuritë e paluajtshme, kontratat, si dhe transaksione të tjera tregtare. Zyra ka një ekip dinamik avokatësh që u ofrojnë këshillime të plota juridike klientëve shqiptarë dhe të huaj. Zyra punon e lidhur ngushtë me klientët për tw siguruar që nevojat e tyre të plotësohen me një kosto efikase.

Praktika e zyrës përshkruhet në vijim; jeni të ftuar t’i drejtoni pyetjet tuaja për çështjet e listuara ose në lidhje me fusha të tjera tek office@lolocilaw.com ose të telefononi tek numrat e dhënë më poshtë.

Keni nevojë për ndihmë?